Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Ky është albumi më i ri nga P.I.N.T – Privé – Faqja Zyrtare

Ky është albumi më i ri nga P.I.N.T

By

Një album i ri nga Mc Kresha dhe Lyrical Son pritet prej fansave tash e një kohë të gjatë.

Por duket se pritja për këtë projekt të madh ia ka vlejtur pasiqë dyshja e P.I.N.T iu kanë qasur me shumë përkushtim realizimit të tij.

Tashmë puna është kurorëzuar dhe numërimi prapa deri në momentin e lançimit tashmë ka nisur.

‘Rapsodët n’Rap t’Sotit’ mban emrin ky album që gjithsejt do të ketë 28 këngë, mes tyre disa bashkëpunime.

Lumi B, KeepMan, Noizy, Ledri, Singullar, Lav’da, Vig Poppa, BimBimma janë emrat, mysafirë të ftuar në këtë projekt që duket se do jetë një ‘infuzion’ për industrinë e hip-hopit që së fundmi ka ‘vuajtur’ për cilësi.

8 Korriku do jetë data e publikimit të ‘Rapsodëve n’Rap t’Sotit’ që me gjasë verën e sivjetme do ta bëj të identifikohet më ndryshe, përtej komercializmit mbytës që po dominon në përgjithësi! /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm