Ky detaj nxiti dyshimet se Kylie Jenner është në pritje të një djali

By

A është Kylie Jenner në pritje të një djali?

Kjo është ajo që shumë fansa besojnë bazuar në postimin e fundit në mediat sociale që promovon linjën e saj të re të kozmetikës për foshnjë, “KylieBaby”.

Kylie dhe vajza trevjeçare Stormi shihen të veshura me blu për fotosesionin promovues, të cilin disa komentues e morën si aluzion se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” po pret një djalë.

View this post on Instagram

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner)

“Dikush ka një djalë,” shkroi një ndjekës, me një tjetër që pranoi, “Më jep idenë se ajo do të ketë një djalë”.

“Ndihem se ajo do të ketë një djalë”, shtoi një ndjekës tjetër i bindur.

Jenner shtatzëninë e saj  e konfimoi përmes një video në Instagram, disa javë pasi u dhanë spekulime të ndryshme se modelja është në pritje të ëmbël me Travis Scott.

Artikuj të ngjashëm