Kush sipas Rona Nishliut s’ka fare talent në muzikë? (VIDEO)

By

Këngëtarja Rona Nishliu ka folur mbrëmë në Nd’rrimin e Natës për albumin e saj të ri “Mindili”, derisa në lojën Haje ose Thuaje, është përballur me ca pyetje të vështirë.

Nishliu ka thënë se në industrinë muzikore ka plot këngëtare të cilat s’kanë haber në këndim, megjithatë kanë elemente të tjera dhe kjo ndodh në tërë botën.

“As nuk po më kujtohen. Se cila besoj që i ka meritat. Jam e përqendruar në muzikën time dhe kur publiku vjen në koncertet tua e të ndjek kudo që je dhe je i komentuar në media, çfarë mund të them unë. A ia kanë haberin apo jo në sferën e këndimit, nuk ka fort rëndësi”, ka thënë Rona duke refuzuar që të përgjigjet me një emër specifik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm