Dollapi ku ajo mbanë rrobat, është ëndrra e çdo vajze!
Këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka prezantuar një pjesë të dollapit ku mbanë veshjet e saja, shumica prej të cilave janë të markave të njohura botërore.
Një vend për xhinset, një tjetër për xhaketat dhe vende të posaçme për këpucët e aksesorët, Rexha ka treguar se si e ka organizuar dollapin e saj.
Në një video në Instagram, ajo sorollatet nëpër këtë dhomë gjigante ku ka rregulluar rrobat e veta. /Prive.al