Kush po e shoqëron Ledrin në pushime?!

By

Nuk ka shumë që është kthyer nga pushimet dy javore në Meksikë me prindërit por duket se shpejt ka ardhur rradha për një tjetër ekspeditë për Ledrin.

Reperi i hitit ‘A jena mirë’ tash e disa ditë ka marrë rrugë drejt një prej resorteve më të njohura të skijimit ku po shijon borën dhe kohën e mirë të fundit të muajit Mars.

Por me kë është Ledri në pushime?!

Pyetja që në fakt mund të ngjallë dilema nuk është aspak vështirë për t’u zbuluar.

Ndryshe prej shumë fytyrave publike që shfaqen te vetme, në fakt Ledri në këtë udhëtim është me shokët e tij me të cilët edhe është parë përmes postimeve në rrjete sociale teksa kalon kohë shumë të mirë.

Pak relaks për djemtë nuk është fare keq. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm