Kush po e shoqëron Getin në koncert ?!

By

Çifti më i famshëm i momentit Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, janë shumë të dashur për publikun, por pavarësisht këtij fakti reperi dhe prezantuesja janë tejet të rezervuar ndaj mediave.

Ata së fundmi ishin për pushime në Maldive ku kaluan disa ditë te paharrueshme atje dhe duke qenë larg syrit të kamerës duket se reperi ka marrë energjitë e duhura për të rifilluar me koncertet e sezones së vjeshtës e këtë vikend në Zvicërr si partner udhëtimi ka marrë të dashurën e tij.

Dyshja sot janë parë në rrugët e Zurich-ut dhe nuk kanë munguar as takimet  e fotografitë me miq e që njeri prej tyre vendosi ta ndajë me të gjithë ne.

Ndryshe, Marina nesër ka emisionin direkt në TCH por duket se kjo nuk e pengon që të marrë rrugë kudo ku shkel edhe i dashuri i saj, Getoar Selimi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm