Kush janë personat me të cilët Nora konsultohet për gjithçka ?!

By

Fama nuk është e lehtë! E bukur mund të na duket neve si spektatorë mirëpo të qenurit nën lëkurën e një artisti kërkon shumë punë dhe angazhim.

Veshjet, muzika që kultivon, paraqitjet në publik, duhet të kurohen në detaje të imëtësishme në mënyrë që gjithcka të reflektoj më të mirën e mundshme.

Ky impenjim është i kotë të arrihet vetëm! Njejtë vlen edhe për Norën e cila për secilin hap konsultohet me tre persona.

Dy motrat Era dhe nëna janë personat e parë me të cilët ajo flet për çdo gjë. Këtë Nora e deklaroi në një intervistë për Prive ku foli edhe për projektin e fundit ‘Sa t’kom dasht’ dhe planet në karrierë.

Nënat dhe motrat, edhe kësaj here u dëshmuan si të pashmangshme në rrethin e të besueshmeve të fytyrave të estradës. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm