Kush janë bashkëpunëtorët e Getit në projektin e ri?

By

Pak ditë më parë, Prive.al zbuloi projektin e ri të Getit dhe Majk, i cili s’është publikuar akoma.

‘Malena’ mban titullin kënga e cila premton të jetë hit dhe ka nisur të dëgjohet me të madhe që përpara publikimit zyrtar, pasi rodhi në internet.

Por, kjo këngë s’do jetë e vetmja nga Geti së shpejti.

Lideri i ‘Babastars’ është në finalizim të projektit të ri solo, i cii është punuar nga Kico teksa Astrit Stafaj do jetë bashkëpunëtor për pjesën me kitarë.

Se çfarë do të na sjellë Geti kësaj radhe, mbetet të shihet mirëpo premisat tregojnë se do të kemi të bëjmë me një këngë më melankolike. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm