Këngëtari Shpat Deda që në fillim mori vëmendjen e publikut. Kënga ‘Ëndërroj’ e cila fillimisht u paraqit në Top Fest e më pas u bë dhe me klip i hapi dyert e suksesit për artistin.
Por pas disa projekteve u zhduk nga skena për disa vite.
E gjitha kjo lidhet me Amerikën vendin ku ai zgjodhi për të bërë shkollë e pasi përfundoi atje u kthye sërish në Kosovë me shumë plane.
Deda ka menduar të realizoj edhe albumin e tretë por përtej muzikës ai mbetet i ngurrtë në përgjigje.
I pyetur për jetën private, Shpati tha që ka kohë që është në lidhje dhe ndihet mirë por duke mos dashur ta cek emrin e personit të zemrës.
Ai shtoi se për vete ka zgjedhur të bëhet fytyrë publike por nuk dëshiron që të përmend emra të tjerë pa dëshirën e tyre duke e lënë në mister emrin e personit që është në lidhje./Prive.al