Statusi i këngëtares Fjolla Morina kohëve të fundit ka shkaktuar shumë zhurmë.
Ndonëse vetë këngëtarja nuk ka preferuar të japë ndonjë koment, thashethemet nuk janë ndalur për asnjë çast.
Benzinë zjarrit i shtoi fakti që këngëtarja kohëve të fundit është shfaqur me doza më melankolike në rrjete sociale duke bërë që fansat të aludojnë mbi një episod jo fort të mirë në jetën private.
E vetë Fjolla, së fundmi është shfaqur duke darkuar përkrah një mashkulli. Por, kush është ai?!
Në fakt, personi krah këngëtares është miku i saj, Labi i cili njëherësh është edhe i dashuri i Shkenda Dubovës.
Tre miqtë kanë darkuar përkrah njëri-tjetrit mbrëmjen që lamë pas dhe këtë nuk e kanë lënë pa e dokumentuar përmes një fotografie të shkrepur e të shpërndarë në rrjete sociale.
Përderisa Shkenda dhe Labi duken si dy zogj të dashuruar, Fjolla edhe e vetme, nuk është që s’po ndihet rehat, të paktën tani për tani! /Prive.al/