Besnik Qaka, vokalisti i grupit NRG Band është treguar gjithmonë tejet i rezervuar sa i përket jetës private. Për lidhjet e tij u përfol shumë pak.
Mirëpo kësaj rradhe ai vetë ka thyer heshtjen përmes një fotoje të postuar në Instagram në të cilën shfaqet me një vajzë të quajtur Anita Latifi.
Emri i saj nuk është i panjohur, sidomos për shqiptarët që jetojnë në Gjermani. Ajo si 17 vjeçare u paraqit në spektaklin më të madh të talentëve në këtë shtet, DSDS.
Falë zërit arriti të fitojë një përkrahje të madhe e madje konsiderohej edhe si favorite për të triumfuar në edicionin e 11-të të spektaklit. Mirëpo sjellja e penalizoi Anitën e cila u përjashtua pas një reagimi impulsiv ndaj jurisë së emisionit.
Përveq të tjerash, asaj iu desh të ballafaqohej edhe me publikimin e një videoje erotike në të cilën këngëtarja shfaqej në skena të nxehta përpara kamerës.
Duket se Anita Latifi ka lënë pas këtë kaptinë të errët të vitit 2014 sepse në krahët e Besnikut të NRG Band shihet mjaft e lumtur.. /Prive.al/