Për temën e këtij viti në Met Gala, të ftuarve të listës A iu kërkua të vishnin veshje që i bënin homazh stilistit gjerman, Karl Lagerfeld, i cili vdiq në moshën 85-vjeçare në vitin 2019.
Lagerfeld shërbeu si drejtor kreativ i Chanel nga viti 1983 deri në vdekjen e tij – dhe shumë pjesëmarrës në Met Gala zgjodhën të veshin veshje klasike nga shtëpia franceze e modës për nder të tij.
Por të tjerët preferuan t’i referoheshin maces së dashur të stilistit gjerman, Choupette, e cila ishte po aq sinonim i pamjes së Lagerfeld-it, sa edhe syzet e diellit dhe bishti i tij me flokë të bardhë.
Vetë Choupette fatkeqësisht nuk mori pjesë në eventin, që është nata më e madhe në kalendarin e modës, “por kërkoi falje me një postim në Instagram”.
“Shumë njerëz më ftuan të ecja në tapetin e kuq të Met Gala në shenjë nderimi për babin [Lagerfeld], por ne preferuam të qëndronim të qetë dhe komod në shtëpi. Ne i bëjmë homazhe babit tim çdo ditë që nga ndarja e tij dhe jemi shumë të prekur që shohim një ditë më shumë kushtuar atij”, tha “macja”.
BBC ka renditur disa nga veshjet më tërheqëse nga Met Gala e këtij viti.
Doja Cat
Lil Nas X
Jenna Ortega
Jared Leto
Ice Spice
Janelle Monáe
Jeremy Pope
David Byrne
Glenn Close
Margot Robbie dhe Nicole Kidman
Jordan Roth
Billie Eilish
Florence Pugh
Rita Ora
Kendall Jenner