Në fillim të muajit maj, Ellen DeGeneres për mbylljen e emisionit të famshëm pas 19 vitesh. Lajmin e bëri me dije vetë moderatorja për Hollywood Reporter, vendim që vjen disa muaj pas zërave që qarkullonin rreth moderatores dhe sjelljes së saj kundrejt punonjësve.
Një burim është shprehur për “ET” se DeGeneres thjesht ndjeu se ishte “koha për të lëvizur përpara”. “Kjo shfaqje ka qenë përvoja më e madhe e jetës sime dhe jua kam borxh të gjithëve. Kështu që faleminderit, faleminderit, faleminderit. Dua që të dini se kam menduar për këtë vendim. U ula me të për një kohë, meditova mbi të. Unë fola me Portia, fola me veten time.”, tha moderatorja.
Ajo pranoi se gjithmonë e dinte që sezoni 19 do të ishte sezoni i fundit. “E vërteta është se unë gjithmonë i besoj instikteve të mia. Instinkti im më tha se është koha. Me gjithë seriozitet, unë me të vërtetë jam ndjerë sikur sezoni i ardhshëm ishte koha e duhur për t’i dhënë fund këtij kapitulli mahnitës”, tha ajo.
Ndërsa, show i Ellen DeGeneres do të përfundojë në 2022 dhe Kelly Clarkson do e marrë përsipër drejtimin e emisionit.
“Këto janë arritje të jashtëzakonshme për një bisedë në sezonin e dytë,” tha Valari Staab, President, NBC Universal Local, në një deklaratë. “Ne shpresojmë që sezoni i 19-të i Ellen DeGeneres të shoqërohet me Kelly Clarkson për atë që me siguri do të jetë një vit i suksesshëm. Deri në vitin 2022, Shfaqja Kelly Clarkson do të jetë ylli i orareve tona të ditës për argëtim dhe një pasuri e lajmeve tona të pasdites së hershme.”