KUSH DO TË MARRË PJESË NË ‘DANCE WITH ME’ ?!

By

Sezoni i ri nis së shpejti e bashkë me të edhe formatet që i kanë munguar publikut muajve të fundit.

Dy programet e vallëzimit, Dancing with the Stars dhe Dance With Me tashmë kanë nisur ‘gjahun’ për të marrë pranë vetës emra të njohur të skenës.

Derisa ditë më parë u konfirmua si garues në DWTS këngëtari Art Abazi, edhe nga spektakli konkurrent kanë nisur të përfliten emrat e parë.

Në Dance With Me, e konfirmuar është pjesëmarrja e Albërie Hadërgjonajt dhe Ingrid Gjonit nga fusha e muzikës dhe figura si Rita Lati e Sejfulla Myftarit të njohur në kinematografinë shqiptare.

Mësohet se ftesë i është bërë edhe Mihrije Brahajt dhe Noizyt të cilët ende nuk kanë vendosur në lidhje me nisjen e aventurës në këtë spektakël.

Të kujtojmë se Dance with Me nis sezonin e dytë televiziv pas debutimit në të cilin fitues u shpallën Sabri Fejzullahu e Rozana Radi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm