Sonte në shtëpinë më të madhe në trojet shqiptare, atë të Big Brother VIP Kosova, do të ketë hyrje të reja.
Në një edicion special, Kosova Today do të jetë pjesë e banorëve më të famshëm në vend, transmeton Klankosova.tv.
Këtë e paralajmëruan prezantuesit e emisionit “Kosova Today”, Jehona Bajrami-Gashi dhe Kron Sadiku.
Jehona dhe Kroni do të kenë debat më tetë konkurrentët e edicionit të tretë të BBVK-së për një temë sociale, e pastaj dhe për banorët që meritojnë finalen.
Nga ora 21:00, bashkë me Jehonën dhe Kronin, në shtëpinë më të madhe në vend do të hyjnë dhe Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.