Kurban Bajrami 2021: Si festohet dhe si t’ua urojmë të tjerëve këtë festë?

By

Sot besimtarët muslimanë festojnë Kurban Bajramin.

Kjo festë përkon me përfundimin e Haxhit, që miliona njerëz marrin pjesë çdo vit.

Sidoqoftë, në dritën e pandemisë së koronavirusit, Haxhi filloi me shumë më pak pelegrinë se herave të kaluara. Zakonisht aty marrin pjesë rreth 2.5 milionë njerëz.

Ndërkaq këtë vit, vetëm 60 mijë qytetarë dhe banorë të Saudia Araba janë lejuar të marrin pjesë.

I njohur si “festa e sakrificës”, Kurban Bajrami përkujton gatishmërinë e profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij në mënyrë që të dëshmoi  përkushtimin e tij ndaj Zotit, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

Edhe data e vendosjes së kësaj feste, padyshim që ka një procedurë. Kalendari islamik është një kalendar hënor, që do të thotë se datat e ngjarjeve vjetore mund të ndryshojnë në bazë vjetore në përputhje me fazat e hënës.

Kurban Bajrami bëhet në ditën e 10-të të muajit të fundit të kalendarit Islamik, Dhu al-Hixhah.

Dhu al-Hixhah është muaji i 12-të dhe më i shenjtë i vitit Islam, gjatë të cilit myslimanëtudhëtojnë në Mekë për Haxh.

Për këtë festë, besimtarët flijojnë një kafshë që zakonisht është një dhi, dele apo lopë dhe ndahet në disa pjesë.

Myslimanët tradicionalisht për këtë festë vishen me rroba të bukura dhe bëhet shkëmbimi i dhuratave.

Eidi është fjala arabe për një dhuratë që u jepet fëmijëve nga të afërmit gjatë festës së bajramit Bajramit.

Ndryshe, fraza e përdorur për t’i uruar dikuj Bajramin është fraza që nga arabishtja përkthehet si “Bajram i Bekuar”.

Artikuj të ngjashëm