Kur do të publikohet kënga e re e Bebe Rexhës dhe Nicki Minaj?!

By

Vitin e kaluar Bebe Rexha pa ndonjë paralajmërim erdhi në bashkëpunim me David Guetta, Afrojack e Nicki Minaj.

‘Hey mama’ u kthye menjëherë në refren në gjithë botën e tani pas suksesit të këtij projekti, Rexha e Minaj janë bërë sërish bashkë.

Përmes llogarisë në facebook, Bebe ka treguar që pas një jave publikohet kënga e saj e re në duet me Nicki Minaj.

Ky produksion mban emrin ‘No broken hearts’ dhe do të promovohet fillimisht në radio me 16 mars./Prive

Artikuj të ngjashëm