Kur do të publikohet kënga nga Dafina, Lumi B & Dj Flow ?!

By

Ka kaluar pothuajse një muaj nga momenti kur u bë e ditur se Dafina Zeqiri, Lumi B dhe Dj Flow i kanë bashkuar forcat për një projekt.

Duket se projektit tanimë i është afruar çasti i publikimit pasiqë në rrjete sociale kanë nisur të qarkullojnë foto të shkëputura nga xhirimet dhe paralajmërime.

Dj Flow sot ka postuar një imazh ku paralajmëron se kënga e re do të publikohet ‘shumë shpejt’.

Kujtojmë se xhirimet janë përfunduar në Tiranë nga Max Production dhe tashmë kur nuk kanë mbetur shumë punë deri në finalizim, publikimi është thjesht një çështje ditësh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm