Të dielat kryesisht planifikohen si ditë të dedikuara vetes e familjes në natyrë.
Por, kjo e Dielë për Beatrix Ramosajn ishte pak më ndryshe.
Këngëtarja ka zgjedhur që nën shoqërinë e një mikeshe të saj të konsumojë pak alkool nën rrezet e diellit.
‘E dehur’ – ka qenë mbishkrimi në një fotografi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ku shfaqet pas disa gotave alkool, në qejfin më të madh dhe me një buzëqeshje vesh më vesh.
Duket se Beatrix është një nga ata persona që të dielën nxerrin anën e tyre më të mirë. /Prive.al