Këngëtarja Adelina Tahiri u rikthye pas një pauze me projekte muzikore pak ditë më parë kur edhe u publikua kënga e re ‘Më mirë pa ty’.
Kënga fliste për një dashuri të ndërprerë nga tradhëtia nga e cila femra në përgjithësi nuk kishte dalë e penduar pasiqë ishte më mirë pa të, siç thotë vetë titulli.
Përsëritja e shpeshtë e vargjeve në postime të rrjeteve sociale dhe skena ku Adelina shfaqet mbi një kosh basketbolli me top në dorë ngritën pikëpyetjen e madhe – A iu dedikua kënga basketbollistit Dardan Berisha ?!
Dilemën e hoqi vetë shkupjanja në intervistën me Vlorijan Halilin në Prive kur tregoi se e vetmja këngë që është dedikim në gjithë repertorin e saj është ‘Ti mos u kthe’.
Detajet i sjell materiali i mëposhtëm ku Adelina mes tjerash tregon edhe sa herë është ndjerë e tradhëtuar në jetë dhe cili është statusi aktual i saj. /prive.al/