Kujt i thonë Blunt dhe Real ‘je ka don me dhez’ ?!

By

Muzika që ata bëjnë daton shumë vite më parë, ndryshe nga shumë prej artistëve tanë që nuk ia dolën t’i mbijetojnë grupeve, Blunt e Real mbetën më të bashkuar se asnjëherë më parë. E falë kësaj ndoshta edhe mbijetuan në tregun e egër muzikor shqiptar. Muzika që ata bëjnë di të jetë: Hit, qesharake, me shumë humor, provokative e në raste edhe me thumba si kënga e fundit me titull “Rambo”

Kjo këngë është dicka që më herët nuk na kishte rastisur ta dëgjojmë nga dyshja, por klipi i këngës “Rambo” ka skenat e përsëritura nga i njëjti vend kur dikur u xhirua klipi I këngës “Bang Bang” nga Edoni dhe Iliri në bashkëpunim me TDS. Por tani në formë tjetër.

Teksti pikant është shkruar nga vetë Real-i. Ka fjalë të rënda, të drejtuara ndoshta për estradën e muzikës Shqipe sot, gjithashtu edhe për vajzat anonime por me shumë para që qarkullojnë në vendin tonë, e që burimi I të ardhurave të tyre nuk dihet apo ndryshe nuk zbulohet.

Pjesa e refrenit të këngës është ajo që më së shumti ngulitet në kokën e publikut, shkaku i vijës dhe përsëritjes në këngë. E fjalët në këtë refren të këngës janë më të habitshme nga ato këngë që dëgjojmë vazhdimisht dhe si mesazh jepet për të i’u ngulitur publikut ndryshimi mes realitetit dhe ato që pretendojn se jetojn.

Kjo këngë nuk faturohet vetëm në vajzat Eskort, apo këngëtarët me vlera e pa vlera por edhe në media shqiptare që prodhojmë lajm nga gjithcka.

Detajet iu sjell materiali i mëposhtëm. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm