Ku mbeti Samanta ?! Skivi me një bionde!

By

Statusi personal i Skivit në shtypin rozë ishte një temë mjaft e shtjelluar ditëve të fundit.

Mediat aluduan për një lidhje të mundshme me Samanta Karavellon, këngëtaren nga Shqipëria me të cilën solli bashkëpunimin e suksesshëm ‘SS’ gjatë muajve të verës.

Por demanti më i mirë në lidhje me këto spekulime ishin disa postime të reperit në rrjetin social Instagram.

Visari ka postuar përsëri një foto vetë i dyti teksa në krah ka një femër e cila ende nuk dihet se kush është. “Pow Pow Skivi në lidhje?” – ka shkruar reperi në imazhin e publikuar duke ironizuar paksa me thashethemet e përhapura.

Ky imazh i sotëm është i dyti i kësaj natyre që postohet nga Skivi brenda pak ditësh. /prive.al/

https://instagram.com/p/8Gw6mirxHr/

Artikuj të ngjashëm