Krizë motrash? Dy këngëtaret shqiptare s’flasin ende me njëra-tjetrën!

By

Motrat Irma dhe Eranda Libohova kanë vite që nuk flasin më me njëra tjetrën. Aludimet u ngritën dhe më shumë  me vlerësimin e fundit që mori Eranda, 1 ditë më parë nga presidenti i vendit, Ilir Meta. Ajo u nderua me çmimin ‘Mjeshtër i Madh’, e pas dekorimit ajo mbajti një fjalim duke shprehur emocioniet për vlerësimin që iu bë.

Mirëpo, Irma nuk ishte prezente në presidencë për ti qëndruar pranë motrës në këtë ceremoni dhe ditë mjaft të veçantë për të. Jemi mësuar që kur ndodhin dekorime të tilla nga presidenti, personat që nderohen kanë pranë familjen, miqtë dhe personat që i konsiderojnë të afërt. Mungesa e Irmës rriti akoma më shumë spekulimet se mes motrave ka një krizë, që në media të ndryshme përflitet se po vijon prej vitesh shkruan Dosja.al.

Motrat Libohova nuk ndiqen në Instagram, madje mungojnë dhe “like” apo pëlqimet, të cilat të fundit mes tyre janë dhënë para tre vitesh, në gusht të 2018.

Në pikëpyetje vendoset dhe nderimi i Erandës dhe lënia mënjanë e Irmës, e cila është më e madhe në moshë se motra e saj dhe ka vite më shumë në skenën shqiptare.

Duhet thënë se dy motrat janë vlerësuar për herë të fundit së bashku nga Këshilli Bashkiak Libohovë me titull “Qytetar Nderi”.

Motivacioni për to ishte:

“Këngëtare e famshme me origjinë nga Libohova, artiste e talentuar dhe e papërsëritshme. Origjinale dhe ledhatuese e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Me interpretimet e saj muzikore është renditur në panteonin e artë të figurave më të spikatura të elitës artistike shqiptare”.

Ndërkohë me një kërkim në ‘Facebook’, shihet që fotoja e fundit që dy motrat kanë bashkë është bërë në  26 mars 2018.

Artikuj të ngjashëm