Është padyshim një nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar, ku ka prezantuar një numër formatesh televizive në “Top Channel”.
Ndërkohë që ka qenë iniciatorja e fushatës “Ti je një luledielli” e cila vë në qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitet e ndryshme nën logon e lulediellit, për qëllim ndihmesën e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut e librit të zhanrit fantastiko-shkencor, ajo ka qenë e zënë edhe me një tjetër projekt.
Ajo ka dizajnuar një linjë cantash luksoze, “Reine Ana”.
Ky është një brend francez, që ka zgjedhur ta ketë si drejtoreshë artistike piktoren dhe prezantuesen e shqiptare.
Çantat “Reine Ana”ja produkt me origjinë franceze dhe si brend i regjistruar në atë vend.
Prezantuesja që nisi studimet në arte vizuale që kur ishte adoleshente, tashmë ndodhet në piramidën e një brendi luksoz çantash, që shiten online.
Së fundmi ajo ka realizuar edhe një fotosesion për promovimin e cantave së bashku me Adrola Dushin.
Më poshtë fotot e realizuara. /Prive.al