Korab Jetishi do t’iu lë pa fjalë me fotografinë e fundit

By

Acari që ka kapluar Ballkanin së fundmi është reflektuar mjaftueshëm edhe në aktivitetin e artistëve shqiptarë.

Fotot e temperaturave minus 25 gradë në termotër e anulimet e koncerteve shkaku i motit të lig nuk kanë munguar në mesin e postimeve mirëpo Korab Jetishi ka kaluar në një tjetër dimension.

Ai ka postuar foto teksa relaksohet jashtë në oborr në vaskë përderisa në skaje sasia e borës së rënë është e konsiderueshme dhe temperaturat e ulëta nuk mungojnë.

Krahas Korabit, në imazh është edhe bashkëshortja e tij që poashtu duket se nuk e ka problem të sfidojë motin e ftohtë duke vepruar siç bëjnë pak vetë.

Kujtojmë se në rrafshin profesional, Korabi kohë pas kohe publikon projekte të reja teksa angazhimin më të madh e ka tek bizneset familjare që po i ecin mjaft mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm