Konfirmon ndarjen nga e dashura, aktori ka një mesazh të përzemërt për të

By

Cole Sprouse ka konfirmua zërat që qarkullonin tash e disa muaj. Ai dhe e aktorja Lili Reinhart janë ndarë.

“Lili dhe unë fillimisht u ndamë në janar të këtij viti, duke vendosur që të ndahemi më në mënyrë të përhershme në muajin mars,” – aktori 28-vjeçar nën një foto të Reinhart që ai ndau në Instagram të mërkurën.

Ai vazhdoi: “Çfarë eksperience të jashtëzakonshme kam pasur. Gjithnjë do të ndihem fatlum që pata mundësinë të dashurohesha. Asaj nuk i dëshiroj asgjë tjetër përveç shumë dashuri dhe lumturi. Kjo është e gjitha çfarë do të them, çfarë do të dëgjoni ju tjetër nuk ka fort rëndësi.”

Artikuj të ngjashëm