Koncerti i paraparë mbrëmë i Unikkatil, njoftim për blerësit e biletave

By

Klan Arena ka lëshuar një komunikatë për publikun në lidhje me koncertin e mbrëmshëm ku ishte paraparë të performonte Unikkatil.

Reperi nuk u ngjit në skenë duke zhgënjyer të pranishmit.

Klan Arena përmes njoftimit për media ka precizuar se nuk ka qenë organizatore, por vetëm eventi është mbajtur në hapësirat e Klan Arenës.

“Klan Arena shpreh keqardhje për të gjithë të pranishmit në ngjarjen e djeshme dhe ju sigurojmë që do të angazhohemi që të gjithë ju që keni blerë bileta nëpërmjet platformës tonë dhe pikave të shitjes në Artmotion do të rimbursoheni. Rimbursimi, kthimi i të hollave do të realizohet në ditët në vijim në bashkëpunim me organizatorët, palën e tretë” – thuhet mes tjerash në komunikatë.

Detajet e tjera do të bëhen të ditura në vijim. /Prive.al

May be an image of text

Artikuj të ngjashëm