Koncerti i Erës: Nora Istrefi shkëlqen në Dubai

By

Shpesh emri i saj është lakuar si për njërën nga gratë më seksi të shoubizit shqiptar. Dhe këngëtarja Nora Istrefi, gjithmonë e ka hedhur në favor të saj faktin që ka një trup të përkryer.

Këngëtarja e cila është edhe nënë, ka punuar shumë me linjat e saj pas lindjes ndërsa tani duket shumë e bonifikuar.

E pyetur nga Prive nëse bën palestër, ajo pati thënë se tani jo rregullisht sepse meqë ka fëmijë dhe është e angazhuar në karrierë, nuk mundet t’i ndjekë me disiplinë edhe ushtrimet.

Megjithatë, edhe të qenit nënë është “palestër” në vete dhe Nora Istrefi po e ruan linjën trupore.

E veshur në një fustan ngjyrë ari me shkëlqim dhe dekolte të hapur, ajo ka marrë shumë vëmendje në një klub nate në Dubai, ku ka kënduar motra e saj Era Istrefi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm