Komenti i Skivit tek Klepto tregon shumë për raportet mes Babastars dhe TBA

By

Vite më parë sfera e hip hopit në vendin tonë ishte e ‘pushtuar’ nga diss-at e shumtë të cilat drejtoheshin për grupet rivale.

Atë botë ndër më të famshmet e më të suksesshmet ishin, Babastars dhe TBA e natyrisht se mes tyre priteshin raporte të tilla.

Por me kalimin e kohës kur i gjithë ky pasion për muzikën u kthye edhe në biznes për grupet në fjalë filluan dalëngadal tërheqja nga kjo mënyrë e të shprehurit duke shikuar secili biznesin e tij.

Mes tyre tashmë përpos që nuk egziston urrejtje kanë filluar edhe miqësi të cilat janë dëshmuar disa herë me fotografi e me fakte të ndryshme.

I fundit si ‘vulë’ për relacionin mes grupeve në fjalë ose më konkretisht dy prej artistëve të këtyre grupeve është komenti i Skivit anëtarit të Babastars në ‘Transmetimin LIVE” të Kleptos në Instagram.

Për më tepër foto flet vetë. /Prive.al/

Image may contain: 1 person, selfie and text

Artikuj të ngjashëm