Komediani legjendar pëson një aksident të rëndë

By

Prezantuesi i televizionit Jay Leno iu desh të anulonte daljet publike të planifikuara për këtë javë pasi pësoi një aksident të rëndë në shtëpinë e tij kur një nga makinat e tij shpërtheu në flakë.

Ish-prezantuesi i “The Tonight Show” është një koleksionist makinash dhe njëra prej tyre ka marrë flakë papritur gjatë një vizite në garazhin në Los Angeles ku janë ruajtur.

Sipas TMZ, Leno pësoi djegie në anën e majtë të fytyrës, mjaft të rënda për ta çuar në spital, por pa prekur syrin apo veshin. Ai ende nuk është liruar.

“Kam pasur disa djegie të rënda nga zjarri i benzinës. Tani jam mirë. Më duhen vetëm një ose dy javë për t’u rikuperuar”, thuhet në deklaratën e tij për revistën Variety.

Aksidenti çoi në anulimin e disa ngjarjeve, përfshirë të dielën në konferencën “The Financial Brand”, me organizatën që më pas e justifikoi mungesën me një “urgjencë mjekësore shumë të rëndë”.

Ylli ka më shumë se 180 automjete, duke përfshirë makina ekzotike, hipermakina dhe artefakte të cilësisë muzeale

“Gjithçka që dimë është se ai është gjallë, kështu që lutjet tona janë me të dhe familjen e tij sonte.”

Mësohet se Leno ka anuluar angazhimet e tij për një javë si masë paraprake pasi është dërguar me urgjencë në spital.

Artikuj të ngjashëm