Kohët e arta të Adelinës! (Video)

By

2016-ta shënon 3 dekada që nga fillimi i karrierës muzikore. Që nga mosha 6 vjeçare Adelina Ismajli filloi të ishte aktive në diskografinë shqiptare.

Realizoi shumë këngë që shënuan gjurmë në industrinë e muzikës sonë. “Sajzeza”, “Amaneti”, “Oh po po”, “Ushtrinë time do ta bëj” e shumë të tjera ishin hite dekada më parë e që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Vitet e 90-ta ishin të arta për Adelinën duke guxuar me lirikën e këngëve por edhe paraqitjen e saj.

Ismajli ishte e para këngëtare shqiptare që eksperimentoi me veshjen skenike e duke thyer tabu që ekzistojnë edhe sot.

Por viteve të fundit, Adelina Ismajli është larguar pak nga skena muzikore duke jetuar në Zvicër por pritet që shumë shpejt këngëtarja të surprizoj me projekt të ri./Prive

https://www.youtube.com/watch?v=mlS4dvVUoIo

Artikuj të ngjashëm