Pas rikthimit të saj në muzikë, Elhaida Dani i është rikthyer edhe paraqitjeve televizive në Shqipëri.
E ftuar së fundmi në “Jonida’s Room” ajo foli për albumin e saj të ri “Zanin” dhe pak më shumë.
Në bisedë e sipër, ajo ka treguar se “crush-i” i saj i parë mes kolegëve ka qenë Ermal Fejzullahu.
“Ka qenë Ermal Fejzullahu, sepse në ato vite Ermali merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm. Unë ia këndoja të gjitha këngët”, ka thënë Elhaida duke shtuar se e adhuronte këngën “Për një dashuri”. /Prive.al