Kjo këngëtare po e rikthen 2po2 pas një mungese të gjatë

By

U bë goxha kohë prej projektit të fundit të 2po2.

Reperi që na kishte ‘mësuar’ me hite, sidomos gjatë sezonit të verës, prej afro dy vitesh nuk erdhi me diçka të re në skenën muzikore shqiptare.

Kjo madje u mor si konfirmim i largimit të tij të përhershëm nga muzika, sipas raportimeve të disa portaleve të cilat në fakt as Besniku vet nuk u lodh t’i konfirmojë apo demantojë.

Me gjasë, reperi se ka pasur mendjen e ndarë, deri në një projekt të duhur, mjaftueshëm i denjë sa për ta rikthyer.

E kjo këngë, ka ardhur!

Është në fakt këngëtarja Arilena Ara që po e rikthen Besnikun në kuadër të albumit të saj “Pop art”.

Përmes një postimi në Instagram, Arilena e ka paralajmëruar këngën nën mbishkrimin:

“Mirë se u riktheve djali i keq!”

Edhe pse 43 vjeç, 2po2 nuk do mend që ka ende shumë, po shumë, për t’i dhënë skenës muzikore shqiptare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm