Në dokumentarin e dedikuar jetës së aktores Teuta Krasniqi, pjesa e parë sipas rendit kronologjik iu dedikua fëmijërisë.
Nëna e aktores, zonja Edibe tregoi se nga tre fëmijët Teuta ka qenë gjithmonë më implusivja dhe e vendosura që ka kontrolluar edhe fëmijët e lagjes.
Me pasionin e qartë për artin dhe energjinë, në moshën 17 vjeçare Teuta u pavarësua financiarisht nga familja me një punë që nuk i ka pëlqyer edhe aq por për fillime ishte solide.
Aktorja ka punuar në një butik në Pallatin e Rinisë si shitëse bashkë me pesë vajza të tjera. ‘E keqja ishte sepse unë nuk kam marrë rrogë pasiqë i kam kompenzuar me rroba, si problem që e di çdo shitëse’ – u shpreh Teuta në dokumentarin e realizuar nga Maki Bajrami në Klan Kosova. /Prive.al/