Mbërritjet me kohë nëpër lokacionet ku parashihen mbrëmje muzikore shpesh përbëjnë problem për artistët shqiptarë.
Por, një arsyetim të tillë nuk e ka pasur sonte Ledri Vula i cili ka performuar në Mitrovicë në festën e fitorës së Agim Bahtirit të AKR-së.
Nga Prishtina e deri tek qyteti i minatorëve, Ledri bashkë me menaxherin Faton Shoshi janë paraprirë nga eskorta e zëvendës-kryeministrit, Behgjet Pacolli i cili po ashtu ka marrë pjesë në këtë event.
Momentin që nuk i ndodh shpesh, me rrugët e hapura dhe përcjelljen policore, Ledri e ka ndarë në Snapchat ku mes tjerash prehet: ‘Kur shkon me knu me përcjellje’.
Ndryshe, Ledri këtë fushatë ka qenë shumë i angazhuar me performanca për subjekte politike. Krahas dy koncerteve për AKR-në në Mitrovicë, reperi hapi tubimin përmbyllës të Arban Abrashit në Prishtinë. /Prive.al/