Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, dy ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Në një shtatzëni të cilën ajo e ndau për secilin çast me fansat në rrjete sociale, pas mbi 40 javësh erdhi në jetë vajza Ella Faria Nazarian.
Tashmë kur çdo gjë ka përfunduar përsa i përket procesit të lindjes në mënyrën më të mirë të mundshme, Emina me vajzën është rikthyer në shtëpi.
Në imazhet e postuara në rrjete sociale, shihet se pritja që i është bërë është përrallore.
Një ambient i dekoruar me shumë finesë, lule e balona ishte surpriza e parë e menduar nga bashkëshorti i Eminas, amerikano-iraniani Sam Nazarian.
Këtë të fundit, Emina e quajtur si bashkëshortin më të mirë në botë të cilin e bija e tyre sipas modeles, është me fat ta thërras baba. /PRIVE.AL/