Kjo është modelja e parë transgjinore e Victoria’s Secret (VIDEO)

By

Valentina Sampaio raportohet se është modelja e parë transgjinore në Victoria’s Secret.

22 vjeçarja braziliane postoi një fotografi në Instagram me përshkrimin: “Prapaskena @vspink”.

Lais Ribiero komentoi duke shkruar: “ E para transgjinore për të qenë pjesë e VS. Kjo më bën shumë të lumtur”.

“Kurrë mos pushoni së ëndërruari njerëz”, shkroi ajo nën video.

Valentina është poashtu modelja e parë transgjinore që pozoi për Vogue Paris në shkurt të vitit 2017./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm