Pas daljes nga “Për’puthen” dhe lidhjes me Tea Trifonin, emri i Beart Rexhepit u bë i ditur gjerësisht për të gjithë vendin.
Shumë nga ish-konkurrentët dhe ata akoma prezent në emisionin e dashurisë, po shfrytëzojnë famën e tyre për lidhje të kontratave. Kjo nuk ka ndodhur me Beartin i cili po vazhdon jetën e tij në heshtje.
Por, kjo nuk do të jetë për gjatë! I ftuar në Prive, ai tha se në të ardhmen planifikojë të shfrytëzojë emrin e tij të njohur për ndonjë sipërmarrje.
Çfarë tha ai? Zbulojeni në videon e mëposhtme. /Prive.al