Konkurrentja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Gresa është rikthyer në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, pasi që ka pranuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimit të gjurit.
Ajo është lënduar përderisa po luante fshehurazi dhe duke vrapuar me Vedatin është rrëzuar, çka bëri që gjuri i saj të gjakosej.
Gjithsesi, tanimë Gresa ka thënë “se ndihet më mirë” dhe gjendja e saj është stabile si dhe komfort rregullave të formatit.
Në anën tjetër, Andi ka qenë ai që e ka përjetuar më rëndë situatën dhe ka qëndruar i shtrirë tek dera kryesore e shtëpisë deri në momentin kur Gresa ishte rikthyer brenda.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.