Kjo është e vetmja ndërhyrje që Shyhrete Behluli ka bërë në fytyrë

By

Është 56 vjeçare, megjithatë ajo ka ruajtur freskinë e fytyrës së saj dhe po ia del të duket shumë bukur pavarësisht moshës që ka.

Këngëtarja e famshme Shyhrete Behluli, nuk e ka pranuar t’i jetë nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje estetike për të përmirësuar rrudhat në fytyrën e saj apo edhe për të bërë tërheqje siç bëjnë zakonisht gratë e moshës së saj.

Ditë më parë, e ftuar në “Oksigjen” te Besim Dina, ajo ka thënë se ka bërë një ndërhyrje në fytyrë për të cilën madje është pishman!

“Nuk kam ndërhyrje jo sepse s’dua, por se frikësohem t’i bëj. Frikësohem se mos më bëhet më keq se që ishte. Kam bërë vetëm diçka për të cilën jam pishman. E kam larguar pikën, bengun që e kam pasur në fytyrë dhe jam pishman ngase të njëjtën e ka edhe nëna ime, dhe kur ajo të mos jetë më do kisha se si ta kujtoja më mirë”, ka thënë Behluli. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm