Së fundmi, Kim Kardashian ka publikuar një foto nga adoleshenca për 209 milionë ndjekësit e saj në Instagram, kur ishte vetëm 16 vjeç dhe siç shihet shumë pak ka ndryshuar në pamjen e saj. Mesa duket, kjo është një mënyrë nga ana e saj për t’ju përgjigjur spekulimeve për ndërhyrje.
Kujtojmë që prodhuesja e “SKIMS” ka qenë në fokus të mediave kohët e fundit pas ndarjes nga Kanye West. Divorci i tyre vjen pas pothuajse 7 vitesh martesë dhe arsyeja, siç theksohet në dokumente, janë “diferencat e papajtueshme”.
Ndarja e tyre vjen pas krizës që lindi me kandidimin e reperit për president. /Prive.al