Kidda gati për tregun ndërkombëtar – publikon “Like Dat”

By

Mërgim Kida është artisti i ri më modern në qarkullim. Deri më tani ka sjellë disa projekte, që e kanë dëshmuar qëllimin e tij për të qenë ndryshe dhe aspak komercial.

I njohur si Kidda dhe i përfolur për synimin e tij për të krijuar këngë autentike dhe që nuk gjasojnë me të tjerat në treg, ai vjen sërish me projektin e radhes të titulluar “Like Dat”, e që duket si dedikim për tregun ndërkombëtar.

Muzikën e “Like Dat” e ka bërë Dj A-Boom, teksti është shkruar nga Kidda dhe A-Boom, ndërkaq videoklipi është punuar nga “OfBendz” teksa xhirimet e tij janë bërë në Suedi.

Këngëtari i ri thotë se gjatë 2017-ës ka në plan një seri projektesh të reja dhe shumë origjinale, të cilat pritet ta konfirmojnë një herë e mirë emrin e tij në tregun muzikor shqiptar.

Më poshtë gjeni videoklipin e këngës “Like Dat” nga Kidda që vjen si premierë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm