Kida nuk e ndryshon traditën e pushimit të verës

By

Kjo verë ka qenë tejet e ngjeshur por njëkohësisht edhe e suksesshme për Kidën.

Këngët e saj ishin hite të pakontestueshme e sidomos me ‘Tela’ në bashkëpunim me Ermalin që ka tejkaluar tashmë 30 milionë shikime.

E tashmë kur sezoni është drejt fundit, Kida ka marrë rrugë drejt Turqisë për një pushim mëse të merituar.

Këngëtarja as këtë vit nuk ka ndryshuar traditën.

Këtë pushim, sikurse edhe verat paraprake ajo po e kalon me dy prindërit e saj, me të cilët gjatë periudhës së pushimeve tenton të kompenzojë kohën larg familjes kur është tejet e angazhuar me koncerte. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm