Raporti mes Butrint Imerit dhe Kiara Titos përbën një sagë tashmë 2-vjeçare.
U bënë bashkë, u ndanë, u ribashkuan!
Këto kanë qenë tre prej komenteve me të cilat dy emrat e njohur kanë mbushur mediat. E duket se romanca mes tyre pavarësisht ulje – ngritjeve po vazhdon.
Kjo u la të kuptohej përgjatë muajit korrik kur dyshja pushonin në po të njejtin vend në jug të Shqipërisë dhe është konfirmuar sërish në mënyrë indirekte.
Në një sesion të pyetjeve nga fansat, Kiara është pyetur mbi shenjën e horoskopit të të dashurit të saj.
Pa i përmendur emrin, ajo e ka “komplikuar” pak duke treguar shenjën në horoskopin kinez – miu. Dhe gjejeni pak “rastësinë”!
Butrinti i lindur në vitin 1996 i përket po kësaj shenje.
Meqenëse intervalet kohore të viteve të lindjes në horoskopin kinez janë të theksuara, askush nuk e beson që sipas tabelës, i dashuri i Kiarës mund të jetë 12 apo 36 vjeç sot prandaj me këtë përgjigje i ka rënë në shenjë duke thënë shumë, me fare pak! /Prive.al