Aktualisht po e shijon suksesin e projektit të fundit që solli. “Buzët më ishin tharë” është kënga që Sparksii solli me videoklip, e që në refren dëgjohet zëri i Eranda Libohova, meqenëse versioni origjinal ishte kënduar nga ajo.
Sot ky klip ka shënuar edhe milionin e dytë në YouTube, duke u shpërndarë nga të gjitha ata që e pëlqyen.
E kur ky projekt ka shënuar rrugëtimin e suksesit, radha është për një tjetër produksion muzikor nga Sparksii.
“Ki me pa” mban titullin kjo këngë e cila është krijuar nga Rzon, teksa gati është dhe videoklipi.
Brenda pak ditëve do të ketë dhe premierën e saj në YouTube./Prive.al