Khloe Kardashian u hapet fansave pas lindjes së vajzës, doja djalë por…

By

Khloe Kardashian, pjesëtarja e familjes së famshme, u bë nënë e një vajze shumë të lezetshme që e pagëzoi me emrin True Thompson, por së fundmi ajo ka shpalosur me fansat e saj disa detaje.

Ajo ka thënë se në fakt, para se të bëhej nënë, donte të kishte një djalë dhe jo një vajzë.

Por pse? Kjo për shkak se ajo ishte tejet e afërt me Mason Disick, djalin e madh të motrës së saj Kourtneyt.

“Doja të kisha një djalë aq shumë, sepse jam e afërt me Mason. Më pëlqen lidhja që kemi, por jam shumë mirënjohëse që Zoti më bekoi me vajzën time True, dhe tani se di se cfarë do të bëja me një djalë”, ka shkruar në Twitter Khloe. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm