Këto janë pasaportat më të fuqishme dhe më të dobëta në botë, për vitin 2022

By

Tani janë zbuluar pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë për vitin 2022.

Edhe këtë herë, Japonia dhe Singapori kanë kryesuar listën në Indeksin vjetor të Pasaportave Henley & Partners.

Indeksi rendit të gjitha pasaportat sipas numrit të destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa vizë paraprake.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), mbajtësit e pasaportave në krye, Japonia dhe Singapori, janë në gjendje të udhëtojnë pa viza në 192 destinacione.

Kjo do të thotë se në mungesë të ndonjë kufizimi për COVID-in, mbajtësit e pasaportave të këtyre dy vendeve mund të udhëtojnë në 166 vende më shumë se Afganistani, i cili renditet në fund në vendin e 111-të.

Koreja e Jugut është e barabartë me Gjermaninë në vendin e dytë (me një rezultat 190) dhe Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja janë në vendin e tretë (me një rezultat 189).

Ndërsa vendet e BE-së dominojnë në krye të listës si zakonisht, me Francën, Holandën dhe Suedinë që ngjiten me një vend për t’iu bashkuar Austrisë dhe Danimarkës në vendin e katërt (me një rezultat prej 188), India ka përmirësuar pozicionin e saj në renditjen e 83-të, shtatë pozicione më lart nga pozita e 90-të e vitit të kaluar. Ndërkaq Irlanda dhe Portugalia janë në vendin e pestë (me 187 pikë).

Mbajtësit e pasaportave japoneze, suedeze dhe amerikane mund të vizitojnë më shumë se 180 destinacione pa vizë, ndërsa qytetarët e Angolës, Kamerunit dhe Laosit mund të vizitojnë vetëm rreth 50.

Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2022 janë:

  1. Japoni, Singapor (192 destinacione)
  2. Gjermania, Koreja e Jugut (190)
  3. Finlandë, Itali, Luksemburg, Spanjë (189)
  4. Austria, Danimarka, Franca, Holanda, Suedia (188)
  5. Irlandë, Portugali (187)
  6. Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (186)
  7. Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqi, Maltë (185)
  8. Polonia, Hungaria (183)
  9. Lituani, Sllovaki (182)
  10. Estonia, Letonia, Sllovenia (181)

Pasaportat ‘më të këqija’ për të mbajtur janë:

Disa vende anembanë botës kanë akses pa viza ose viza në momentin e mbërritjes në më pak se 40 vende. Kjo përfshin:

  1. Koreja e Veriut (39 destinacione)
  2. Nepali dhe territoret palestineze (37)
  3. Somali (34)
  4. Jemeni (33)
  5. Pakistan (31)
  6. Siri (29)
  7. Irak (28)
  8. Afganistan (26)

Artikuj të ngjashëm