Këto janë këngët që identifikojnë ’28 Nëntorin’ (VIDEO)

By

Muaji nëntor lirisht mund të themi se është muaji më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve pasi që në verte mbart disa nga datat më të rëndësishme për kombin tonë.

E pikërisht për nder të këtyre festave shumë nga artistët tanë krijuan këngë të cilat ndër vite mbetën edhe si himne të kombit tonë.

Ndër këngët më të pëlqyera të këtij llojji padyshim që mbetet ‘Xhamadani vija vija’ e kënduar fillimisht nga Shkurte Fejza për të vazhduar pastaj me disa këngëtar tjerë por që jehohnën më të madhe arriti t’a marrë rok grupi Ilirit të cilët arritën të krijonin ndoshta versionin i deal të atij projekti.

Por saga e këngëve të tilla nuk mbaron me kaq pasi vite më parë Sinan Hoxha, Meda dhe Seldi krijuan këngën Kuq e zi e cila arriti të shndërrohej në një hit të padiskutueshëm.

Këtij trendi nuk i iku as Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu të cilët interpretuan ‘Shqipëri etnike’.

Këngë tjera të këtij lloji e që rezultuan mjaft të suksesshme janë: Unikkatil ft Klepto – Kuq e zi, ‘Noizy-100 vjet shtet’, ‘Flori ft Elvana- Kuq e zi je ti’  etj.

Populli shqiptar mund të themi lirisht që nuk ‘çalon’ aspak në këtë zhanër pasi shumë artist kontribuan që sot të kemi shumë hite të këtij lloji.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm